Rusia riparon pjesët e dëmtuara të urës së Krimesë

0 minutes, 44 seconds Read

Autoritetet ruse riparuan pjesët e dëmtuara të urës së Krimesë, e cila u hodh në erë disa muaj më parë, dhe rikthyen qarkullimin e mjetëve.

Projekti mendohej që të zgjaste deri në muajin mars, por punimet ecën me shpejtësi dhe shoferët e parë që kaluan urën u shfaqën tepër të kënaqur.

Ura 19 km e gjatë, e cila u përurua nga vetë presidenti Putin në vitin 2018 u bombardua në 8 tetor të vitit të kaluar, në një sulm për të cilin Rusia akuzoi Ukrainën si përgjegjëse.

Kievi asnjëherë nuk e mori zyrtarisht përgjegjësinë e këtij sulmi që përkoi me ditëlindjen e 70 të presidentit Putin.

Shpërthimi në atë kohë ishte tepër i fuqishëm dhe bllokoi për disa javë qarkullimin e mjeteve në ngushticën Kerch.

Publikime te ngjashme