Operatorët e dronëve ukrainas janë bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit.

Ata pothuajse çdo ditë arrijnë të eliminojnë ushtarë rusë, dhe makinerinë e tyre luftarake ta bëjnë shkrumb e hi, transmeton Telegrafi.

Një rast i tillë është filmuar pikërisht nga droni kamikaz që lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe lokalizon tankun e rusëve që lëvizte nëpër një fushë të mbuluar me borë.

Madje operatori shihet sesi fillimisht e vëzhgon terrenin, dhe më pas i vërsulet tankut rus duke rritur shpejtësinë e dronit dhe përplaset në të.

Nga pamjet shihet se tanku hidhet në erë nga droni kamikaz i mbushur me lëndë shpërthyese. E sulme të ngjashme janë duke u bërë çdo herë e më të shpeshta. /Telegrafi/