Kryeministri Kurti në Austri, pritet me nderime shtetërore nga kancelari Nehammer

0 minutes, 25 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me ceremoni shtetërore nga kancelari federal austriak, Karl Nehammer.

Pas takimit, i pari i Qeverisë së Kosovës dhe kancelari austriak do të mbajnë një konferencë për media në orën 13:30.

Kurti, gjatë vizitës në Vjenë, do të mbajë edhe një fjalim, i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.

Ai do ta flasë për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.

Publikime te ngjashme