Së shpejti fillon Majori i fundit në CS:GO – BLAST Paris Major

0 minutes, 37 seconds Read

Pak ditë kanë mbetur nga fillimi i Majorit të fundit të lojës CS:GO, që do të mbahet në Paris – BLAST Paris Major.

Skuadrat më të mira të botës do të garojnë për çmimin e vendit të parë në Majorin e fundit të lojës CS:GO.

24 skuadra do të jenë në garë për një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh.

Majori do të fillojë me fazën ‘Challengers Stage’ ku bëjnë pjesë 16 skuadra, ndërsa tetë të tjera janë të kualifikuara direkt në fazën ‘Legends Stage’.

Këtyre të fundit do t’ju bashkohen edhe tetë skuadrat më të mira nga faza ‘Challengers Stage’.

Për vendin e parë në këtë Major do të ndahen 500.000 dollarë./Telegrafi

Publikime te ngjashme