Një këngë e re për Kosovën dhe Dardanët – publikohet projekti emocional i realizuar me ndihmën e AI-së!

Është lansuar një këngë e re kushtuar Kombëtares së Kosovës dhe tifozërisë së zjarrtë Dardane, një projekt emocional që përcjell mesazhin e përkrahjes së pakushtëzuar në çdo moment – si në fitore, ashtu edhe në humbje. Kjo këngë vjen si një shprehje artistike e krenarisë për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë të ri, Kosovës, dhe […]

“Diplomacia e futbollit”: Ministri turk i sportit zbarkon në Kosovë, ja kush e priti dhe mesazhi i veçantë para ndeshjes

Përballja sportive ndërmjet Kosovës dhe Turqisë ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm, duke tërhequr vëmendjen e zyrtarëve më të lartë të shtetit turk. Për ta ndjekur këtë ndeshje nga afër, në Kosovë tashmë ka arritur ministri i Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Aşkın Bak, i shoqëruar nga një delegacion i rëndësishëm. Ai është pritur […]

“Kemi me e kallë stadiumin”: mesazhi i Fisnik Asllanit që alarmon Turqinë para zbritjes në Prishtinë

Sulmuesi Fisnik Asllani ka premtuar spektakël në “Fadil Vokrri” ndërsa beson në fitore edhe ndaj Turqisë. Në një intervistë për Telegrafin pas fitores, ylli i Hoffenheimit deklaroi se me e rëndësishmja është fitorja ndaj Sllovakisë, kurse tani fokusi është te Turqia. “Besoj që krejt golat kanë qenë shumë me rëndësi, por jam shumë i lumtur […]

“Muriqi dhe Kosova bëjnë histori”: gjiganti spanjoll Marca me analizë speciale për “çmendurinë” në Bratislavë

Mediumi prestigjioz spanjoll, Marca, i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme triumfit historik të Kosovës, pas fitores dramatike me rezultat 4-3 kundër Sllovakisë në Bratislavë. Gazeta e njohur nga Madridi ka vlerësuar lart performancën e përfaqësueses sonë, duke vënë në pah organizimin perfekt, disiplinën e rreptë taktike dhe guximin që treguan lojtarët në një përballje […]

Drejt botërorit: mesazhi frymëzues i kryeministrit kurti pas përmbysjes epike të dardanëve ndaj sllovakisë

Pas përmbysjes spektakolare 4–3 ndaj Sllovakisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një mesazh emocional, duke e cilësuar këtë natë si fillimin e një kapitulli të ri për futbollin tonë. “Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të […]

Erblin Osmani, Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj te Kosova? Franco Foda flet për tre yjet që po shkëlqejnë në Evropë

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda dhe menaxheri Bajram Shala kanë konfirmuar bisedimet me emrat si Erblin Osmani, Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj, por nuk dhanë shumë detaje. Kosova është vetëm disa ditë larg sfidës jetike ndaj Sllovakisë për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës. Megjithatë, këto javët e fundit janë përmendur emrat si Erblin […]

Frikë për yllin e kombëtares, Rey Manaj aksidentohet rëndë në Turqi: Zbulohet gjendja e tij shëndetësore

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë dhe sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Sivas të Turqisë. Menjëherë pas përplasjes, ai u transportua me urgjencë drejt spitalit për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore. Ndonëse futbollisti po qëndron ende nën mbikëqyrjen e rreptë të bluzave të bardha për vëzhgim […]

Dominim total në Rahovec: KB Trepça “blindon” Kupën e Kosovës pas një finaleje spektakolare

Skuadra e KB Trepçës ka treguar fuqinë e saj duke shënuar një fitore bindëse ndaj KB Bashkimit në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, e cila u mbyll me shifrat 91:72. Nën udhëheqjen e Amzilit, i cili ishte i jashtëzakonshëm me 22 pikë të realizuara, “xehetarët” nga Mitrovica arritën ta dominonin lojën dhe të […]

Arritje madhështore në Evropë: Drita thyen barrierat dhe prek fazën e eliminimit direkt

Klubi i Dritës vazhdon të bëjë histori në garat evropiane, duke u konfirmuar zyrtarisht si skuadra e parë nga Kosova që siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt të Conference League. Me këtë arritje, kampioni kosovar rreshtohet mes 24 ekipeve më të mira të këtij kompeticioni prestigjioz, duke vulosur kualifikimin për në raundin e 1/16-ve. […]