Connect with us

Kosovë

Shkodër, shefit të krimeve i vendosin tritolin para banesës

Publikuar

me

Ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse para banesës së shefit të krimeve Pëllumb Shpati në Shkodër rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e ngjarjes janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Reklama