Rezidenca ku priten të takohen Kurti dhe Vuçiq ka një histori

0 minutes, 47 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në një rezidencën simbolike në Maqedoni të Veriut.

Takimet zhvillohen në “Vila Biljana”, ish-rezidenca verore e ish-presidentit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos, e cila tashmë është një kompleks vilash shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Vila gjendet në një kodër të një pylli rreth gjashtë kilometra larg qytetit të Ohrit, raporton nova.

Kompleksi i vilave, por edhe rruga Shkup-Ohër, si dhe i gjithë qyteti i Ohrit, sigurohet nga një numër i madh i pjesëtarëve të policisë.

Për takimin e sotëm janë akredituar rreth 200 gazetarë, por nuk u lejohet hyrja në vilën e Biljanës, por bisedimet i ndjekin nga qendra e shtypit në një hotel aty pranë.

Ndryshe, palët pritet të dakordohen për rrugën e zbatimit të planit evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikime te ngjashme