Aktori Çun Lajçi i del në krah Kurtit: Sot Kosova quhet Albin, qeveritë e kaluara gabuan

0 minutes, 58 seconds Read

Aktori Çun Lajçi nuk ka qëndruar indiferent ndaj takimit të Ohrit, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksader Vuçiq.

Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, ai i ka dal në mbështetje shefit të ekzekutivit dhe ka kritikuar qeveritë e mëhershme

Ai ka shkruar se sot Kosova quhet Albin.

“Sot Kosova quhet Albin. Dhe nuk asht vetëm, se Kosova kurrë s’ka qenë e vetmueme! Gjithmonë e ka pasë dikend që e ka dashtë ma shumë vendin se vetën, ma shumë hallet e saj se pasuninë! E ky asht populli! Sot Albini s’do të duhej të jetë i vetmuem buzë liqenit me emnin e lashtë “OH TOKË”, – Oh-rid! Do t’duhej t’jenë me shpirt e zemër edhe Memli edhe Lumiri edhe Ranushi, që ma n’fund ta kuptojnë se dikush para tyne e lavroi mbrapsh arën. Hullinë e parë e gërrithi qyshë s’duhej e sot t’përpiqën t’lavrojnë thellë e drejt, që nesër mos të rritën kopilat as bastardët tokës dardane!”, ka shkruar Lajçi.

Publikime te ngjashme