Ferri për ushtarët rusë në Ukrainë sa vjen e rritet! Droni ukrainas hedh granata në llogoret e tyre (Video)

0 minutes, 45 seconds Read

Ky është momenti kur njëri prej ushtarëve rusë i cili u godit nga një predhë del nga llogorja me duar dhe fytyrë të gjakosur.

Sipas pamjeve të publikuara nga një uebfaqe ukrainase ushtari dhe disa të tjerë po fshiheshin në llogore kur droni ukrainas po fluturonte lartë.

Për një moment droni hodhi një granatë që përfundoi brenda llogores ku po fshihej ushtari. Më pas ai doli i gjakosur nga aty dhe po zvarritej jashtë në vijën e luftimit.

Por, trupat ukrainas s’u mjaftuan me këtë. Ata vazhduan ta qëllonin rusin, edhe kur ai doli nga llogorja dhe tentoi të ikte. Sërish ra një predhë mbi të.

Nuk dihet se në cilën zonë ka ndodhur megjithatë luftime të ashpra po zhvillohen në Bakhmut, ku trupat ruse kanë tentuar prej muajsh ta marrin nën kontroll.

VIDEO +18

https://twitter.com/PaulJawin/status/1636609105241554947

Publikime te ngjashme