Shqipëria fiton lehtësisht në miqësorën ndaj Bullgarisë

0 minutes, 36 seconds Read

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0, në kuadër të një miqësoreje.

Golin e parë e realizoi Qazim Laçi, në minutën e 41’, pas një aksioni të mirë të ndërtuar nga Mario Mitaj. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ernest Muçi ka shënuar një gol të bukur në stilin e Jasir Asanit, për ta vulosur thuajse fitoren e kombëtares shqiptare.

Kështu, Shqipëria në dy ndeshjet e tetorit shënoi fitore – fillimisht në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ndaj Çekisë me rezultat 3-0, dhe tani ndaj Bulgarisë në miqëosore me shifrat 2-0.

Publikime te ngjashme