Pacolli thotë se qeveria e kaluar me nënshkrimin e marrëveshjës së Washingtonit e ka bashkërenduar fushatën e Serbisë

0 minutes, 45 seconds Read

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka rikthyer në fokus Marrëveshje e Washingtonit.

Pacolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ në kurriz të Marrëveshjes së Washingtonit ka kritikuar qeverinë e kaluar pse e nënshkroi moratoriumin. Moratoriumi parashihte që Serbia të ndalojë lobimin për çnjohje ndaj Kosovës, ndërkaq Kosova të mos kërkojë njohje dhe të mos aplikojë në organizata ndërkombëtare për një vit.

“Në shtatorin e vitit 2020, në Washington shumica e këtyre që dje dolën të shqetësuar për fushatën e Serbisë për çnjohjen e Kosovës patën bashkërenduar këtë fushatë të Serbisë vet duke nënshkruar se Kosova nuk do kërkoj njohje e as anëtarësohet askund”, deklaroi ajo.

“Ndërkohë që Serbia e vazhdonte fushatën e saj të çnjohjes”, përfundon deklarimi i saj në ‘Facebook’.

Publikime te ngjashme