Bashkë me “Kobren” në burg duhen futur edhe gjykatësit që deri tani e lanë të lirë

1 minute, 36 seconds Read

NGA: FATON MEHMETI

Drejtësia e kalbur prodhon viktima nga vrasës të ledhatuar dhe ajo në mënyrë indirekte i bie që vet të jetë vrasëse. Njëri ndër të pērkëdhelurit e drejtësisë është edhe Dibran Hoxha, i cili është i njohur me pseudonimin “Kobra”. I dënuar, gjithsej, 16 herë për vepra të ndryshme penale, Hoxha po qëndron në paraburgim pasi dyshohet të jetë vrasësi i të riut nga Kukësi, R.V.

Dibran Hoxha s’duhet të ishte në liri. Ai ishte dënuar për lëndime të rënda e të lehta trupore,, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj e kështu me radhë.. Nga të gjitha këto është dënuar me burgim me kushte dhe të holla, asnjëherë me burg pavarësisht se ishte recidivist. Nga 16 aktgjykimet ndaj tij Hoxha është dënuar me gjobë në 12 aktgjykimet e plotfuqishme, kurse në katër aktgjykimet e tjera është dënuar me dënim me kusht.

Me pak fjalë dëniemt ndaj tij janë qesharake, duke i dhënë shtysë për të luajtur rolin e gangsterit dhe njeriut të fuqishëm

Vrasja e të riut nga Kukësi është produkt i sistemit të drejtësisë, Duhet hetuar kush ishin gjykatësit që dhanë vendime të tilla, kush ishin ata që sojin e të fortëve e kanë prodhuar nga korrupsioni.

Armiku më i madh i vendit janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, sa më parë të bëhet vettingu sepse shumë gjykatës dhe prokurorë e kanë vendin në burg.

Sa më shumë të vonohet vettingu viktimat e pafajshme nga banditët dhe gangsterët e “prodhuar” nga drejtësia e kalbur vetëm sa do të shtohen.

I riu nga Kukësi është vetëm njëri nga viktimat e shumëta, produkt i sistemit të kalbur të drejtësisë.

Publikime te ngjashme