Pamjet e filmuar nga ajri tregojnë betejën e ashpër mes ukrainasve dhe rusëve, në një zonë industriale diku në lindje të Ukrainës.

Një grup ushtarësh rusë ishin stacionuar brenda një objekti në një zonë industriale, duke menduar se nga aty do të godasin pozicionet e ukrainasve, transmeton Telegrafi.

Por duket se nuk i kishin bërë mirë llogaritë, pasi besonin se do të vijnë këmbësoria me armë të lehta dhe nuk do të shfaqen me ndonjë mjet të blinduar.

Ishte pikërisht një tank që shpejt i lokalizoi, dhe kur u sigurua se brenda objektit janë ushtarët rusë që po qëllonin me armë në drejtim të tij – i godit me predha.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase është bërë e ditur, se nga ky sulm e kanë pësuar me jetë të gjithë ushtarët rusë që gjendeshin brenda objektit. /Telegrafi/