Si të shkoni mirë me kolegët e punës? Ja 5 këshilla që sugjerojnë ekspertët

2 minutes, 27 seconds Read

A keni probleme në marrëdhëniet tuaja në punë? A nuk është gjithmonë kaq bashkëpunuese marrëdhënia juaj me shefin apo kolegët? Mbledhjet në punë shndërrohen në një makth? Sipas studiuesit gjerman Barbel Vardeckiekzistojnë disa kurthe të sjelljes, të cilat mund të shmangen, në mënyrë që ambienti i punës të mbetet sa më i këndshëm. Ja cilat janë 5 këshillat që jep ai:

1. Po të mos ishte ti…

Është kërkimi klasik i fajtorit, në të cilën një person përpiqesh të fajësojë dikë tjetër për dështimin e një projekti. Për të mbrojtur veten, është e nevojshme të mos të rindërtojmë tamam të gjithë kronologjinë e ngjarjeve që kanë ndodhur, kontributet e dhëna në mënyrë që projekti të kishte sukses, dhe arsyet (pra përgjegjësit) e dështimit. Në këtë rast duhet tërindërtohet edhe roli i personave të tjerë të përfshirë në projekt.

2. Të zbulova

Shefi ose bashkëpunëtori kritikon enkas fajtorin e supozuar të diçkaje, për të anashkaluar gabimet e tij. Në këtë rast, gjëja më e mirë është ta demaskoni lojën e tij të ulëduke i thënë E shoh që nuk po bën gjë tjetër veçse ndalesh tek gabimet e mia, por a mos ke diçka kundër meje personalisht?.

3. Kështu nuk punohet

Shefi apo kolegu të kritikon gjithmonë. Por nëse e pyet se çfarë nuk shkon, kupton se në realitet ai nuk ka asnjë argument. Këta janë shpesh njerëz jokreativë, të cilët duan me çdo kusht të bien në sy. Por ju mund t’i thoni:Meqë jeni shumë i aftë në gjetjen e gabimeve tëmia më të vogla, atëherë jeni edhe personi i duhur për të kuptuar se çfarë nuk shkon me këtë projekt.

4. E kanë kapur të gjithë me mua

Shumë njerëz ankohen vazhdimisht për ngarkesën në punë, padrejtësisë dhe sjelljen e vrazhdë të shefit. Ata që e bëjnë këtë shpresojnë të ndihmohen, dhe të përfitojnë një reduktim të ngarkesës së tyre në punë. Edhe pse të gjithë kemi pak a shumë arsye për t’u ankuar, mund t’i përgjigjemi:Po, unë ju kuptoj, por deri tani ia keni dalë shumë mirë .

5. Popor

Gjetja gjithmonë kundërargumentit për moskryerjen e një veprimi, është një mënyrë për të mos vepruar dhe për të mos marrë përgjegjësi. Është një sjellje që kundërshtohet me vështirësi dhe që i bën ata që bëjnë propozime, të besojnë se idetë e tyre janë të gabuara. Ndaj është më mirë të merrni përsipër fazat e ardhshme të punës, duke i ftuar kolegët të bëhen pjesë e saj.

Publikime te ngjashme