Pasi i zu vendin në Al-Nassr, Abubakar thumbon rëndë Ronaldon: “Gjithmonë kam menduar se Mesi ishte më i miri, por…”

0 minutes, 57 seconds Read

Vincent Aboubakar ka dashur të lajë hesapet me Cristiano Ronaldon përpara se të largohet nga Al Nassr, raporton Mundo Deportivo.

Reprezentuesi kamerunas, i cili mund t’i duhet të ndërpresë kontratën e tij në mënyrë që portugezi të ketë një vend dhe kështu të mund të luajë , ka lënë një frazë thumbuese me të cilën tregon qartë ‘armiqësinë’ e tij ndaj ish-lojtarit të Real Madridit, i cili do t’i rrëmbejë pozicionin.

Ai ka thënë se gjithmonë kishte menduar se Lionel Messi është më i mirë se 37-vjeçari dhe tani në stërvitjet e tyre së bashku e ka konfirmuar këtë.

“Gjithmonë kam menduar se Messi ishte më i mirë se Ronaldo, por pas stërvitjes me Ronaldon e kuptova se kisha të drejtë”, ka thënë sulmuesi 30-vjeçar.

Sipas raportimeve nga ‘NTV Spor’, Fenerbahçe së fundmi ka treguar synimin për të nënshkruar me kamerunasin.

Duket se largimi i tij pas kësaj deklarate do të jetë i pashmangshëm dhe madje mund të gjobitet për një qëndrim të tillë nga Al Nassr. /Telegrafi

Publikime te ngjashme