Ky është çifti që humbën jetën në aksidentin tragjik mes trenit dhe furgonit në Klinë

1 minute, 2 seconds Read

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur sonte në fshatin Krushevë të Klinës, ku u përfshinë një furgon dhe treni.

Ballkani.info mëson se viktimat janë çifti Fahri dhe Vlora Deçani nga Peja, të cilët ndërruan jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka kumtuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi .Ai tha se janë informuar nga mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, që viktimat s’kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.

Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi.

Publikime te ngjashme