Detaje të reja, si erdhi deri tek plagosja e një personi mbrëmë në Prishtinë

1 minute, 3 seconds Read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë, në mbrëmjen e së dielës së 8 janarit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i plagosuri është shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut.

I njëjti teksa po qëndronte me shokët e tij në një lokal ka pasur një konflikt verbal me disa persona të cilët u kanë drejtuar armët.

Nga ky konflikt viktima është qëlluar në këmbë dhe i njëjti ka prnauar trajtim mjekësor, e më pas është liruar.

Ndërkaq, të dyshuarit ende gjenden në arrati dhe në kërkim policor.

“Ankuesi Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me ç’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë. Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve. Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar. Të dyshuarit janë në kërkim policor”, thuhet në raport./Indeksonline/

Publikime te ngjashme