Vuçiqit i dalin genjeshtrat në shesh, i vjen edhe goditja e rradhes, nuk ka çnjohje nga Maldivet! Rikonfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën

0 minutes, 38 seconds Read

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar ambasadoren Thilmeeza Hussain, përfaqësuese e përhershme e Maldiveve në OKB dhe ambasadore të Maldiveve në SHBA.

“Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale. Asnjë ndryshim në marrëdhëniet diplomatike, të vendosura që në vitin 2009”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para disa ditësh pati thënë se nëntë vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës, në mesin e këtyre vendeve pati përmendur edhe Maldivet.

Kështu që ky takim i ambasadores së Maldiveve në SHBA me ambasadorin Reka rikonfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën.

Publikime te ngjashme