Granit Xhaka me Zvicrën në Serbi, policia e Novi Sadit del me njoftim

0 minutes, 46 seconds Read

Kombëtarja e Zvicrës kërkon tre pikë në duel me Bjellorusinë, në takimin që do të zhvillohet nesër në orën 18.00 në stadiumin “Karagjorgje” në kryeqytetin e Vojvodinës, në Novi Sad, krahinë që është okupuar tash e shumë vite nga Serbia.

Kapiteni Granti Xhaka me shokë do të luajnë në Novi Sad, ndërsa po merren të gjitha masat që lojtarët të janë të siguruar deri në pikën e fundit.

“Administrata policore në Novi Sad do të marrë të gjitha masat ligjore për të siguruar që kjo ngjarje sportive të zhvillohet në mënyrë të sigurt, duke përfshirë regjistrimin e fotografive dhe videove para, gjatë dhe pas ndeshjes, në përputhje me nenin 52 të Ligjit për Policinë”, thuhet në njoftimin e policisë së Novi Sadit, transmeton portali “021” nga Novi Sadi.

Në grupin I, përveç Bjellorusisë dhe Zvicrës, luajnë edhe Andorra, Izraeli, Rumania dhe Kosova.

Publikime te ngjashme