Portieri Samir Ujkani ka thënë se synimi i Kosovës është që këtë cikël kualifikues ta fillojë me këmbë të mbarë.

AI nënvizoi se Kosova synon rezultat të favorshëm jo vetëm ndaj Izraelit, por ndaj të gjithë kundërshtarëve të grupit.

“Është një cikël i ri dhe sigurisht që ne kemi synimet tona për t’u kualifikuar në Evropian. Do të nisim prej ndeshjes me Izraelin, ku synojmë rezultat të mirë”.

“Po ashtu duam të tubojmë sa më shumë pikë për të arritur synimin që të kualifikohemi në Evropian. Të gjithë kundërshtarët janë të fortë në grup dhe nuk duhet nënvlerësuar”.

“Por, ne kemi besim dhe në secilën ndeshje do të futemi për rezultat pozitiv, duke dhënë më të mirën nga vetja”, ka thënë Ujkani.

Ndeshja do të zhvillohet në Tel-Aviv  të shtunën prej orës 18:00 dhe i takon Grupit I të kualifikimeve./Telegrafi