Bislimi tregon se plani aktual franko – gjerman e mbështet qëndrimin e Serbisë që në këtë kohë s’ka kushte për njohje reciproke

Shefi i ekipit negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për Euronews (edicionin në gjuhën serbe) ka folur për propozimin franko-gjerman përmes të cilit po synohet arritja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Bislimi ka thënë se nëse bëhet një fokus në elementet “de jure”, atëherë i bie që […]

Osmani i thotë Cholletit se Serbia është akoma një kërcënim i madh për rajonin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit për media, presidentja Osmani ka falënderuar Cholletin për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, duke theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar për të siguruar rezultat të […]

Vdes 41-vjeçari në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se përdori mjete stimuluese për marrëdhënie seksuale

Një 41-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Viktima po qëndronte i shtrirë dhe siç mëson Express dyshohet se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale. Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për Express Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit. “Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga […]

A është djegur arkiva e ministrisë së Drejtësisë? Nga ky dikaster flasin për Insajderin

Një incident zjarri ndodhi mbrëmë në objektin e disa ministrive të Kosovës (ish-Rilindja), në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Sipas raportimeve, atje po dyshohet se arkiva e Ministrisë së Drejtësisë që gjendet në podrumin e objektit është djegur. Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Flamur Pirevën, këshilltar në MD, i cili tha se deri tash nuk […]

Sistemi amerikan i kontrollit të fluturimit ‘goditet’ nga një defekt teknik, kaos në aeroporte

Shumë fluturime në SHBA janë vonuar për shkak të një defekti me Sistemin e Njoftimit për Misionet Ajrore të sistemit kombëtar të kontrollit. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) thotë se po punon për të rivendosur sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme në rrugët e fluturimit pas një ndërprerjeje në të gjithë vendin. “Operacionet […]

Organizata serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq, në listën e agjentëve bashkëpunues të Putinit

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviqit që është drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës, tashmë gjenden në listën e agjentëve bashkëpunues të presidentit rus Vladimir Putin. Në listën TIPARS, publikuar nga organizata “Grupi i Tetorit”, që lufton ndikimin rus në Serbi, përveç tyre në këtë renditje gjendet edhe i pari […]

Bërnabiq thotë se e kanë të garantuar: INTERPOL-i është i mbyllur për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka pasur një takim shumë të mirë me presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Nasser al Raisi, i cili, sipas pretendimeve të Bërnabiq, ka konfirmuar se gjatë mandatit të tij aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare të […]