Vuçiq do të takojë prindërit e viktimave në rastin “Panda” në Pejë

1 minute, 29 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lajmëruar se do t’i pres në takim familjarët e të rinjve të vrarë në Pejë në rastin Panda në vitin 1998, njoftoi e përditshmja serbe “Danas”, përcjell Insajderi.

Këtë pritje për familjarët e viktimave Vuçiq tha se do ta realizojë deri në fund të janarit.

“Kemi shumë dëshmi. Do të doja t’i kisha provat. Sa më parë që të kemi diçka konkrete për t’i ofruar publikut, do të jem i pari që do t’ua jap autoriteteve konkrete”.

Më 14 dhjetor të vitit 1998, gjashtë të rinj të nacionalitetit serb u vranë në kafenenë Panda.

Familjarët e viktimave dhe publiku serb mendonin se këtë krim e kishin kryer shqiptarët derisa më 28 dhjetor të vitit 2013, Aleksandar Vuçiq tha se vrasjet në rastin “Panda” nuk u kryen nga shqiptarët dhe se “publiku do të shokohet kur e vërteta do të shpaloset”.

Familjarët e viktimave ditë më parë thanë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka neglizhuar kërkesat e tyre për një takim me ta dhe për zbardhjen e rastit.

Çfarë ndodhi në rastin Panda?

Pas masakrës, gjashtë të rinj shqiptarë u rrethuan nga trupat serbe dhe u arrestuan dhe u torturuan në paraburgim. Ata u liruan të gjithë në një gjykim, shkruan Insajderi.

Në dhjetor 2013, Aleksandar Vuçiq pranoi se nuk ka asnjë provë që vrasja është kryer nga shqiptarët.

Prokuroria serbe për krimin e organizuar nisi një hetim të ri në vitin 2016 dhe arriti në përfundimin se masakra nuk ishte kryer nga shqiptarët.

Shumë vite pas incidentit, qeveria serbe zyrtarisht e pranoi se ajo ishte kryer nga agjentë të Shërbimit Sekret Serb./Insajderi

Publikime te ngjashme