A është djegur arkiva e ministrisë së Drejtësisë? Nga ky dikaster flasin për Insajderin

1 minute, 3 seconds Read

Një incident zjarri ndodhi mbrëmë në objektin e disa ministrive të Kosovës (ish-Rilindja), në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Sipas raportimeve, atje po dyshohet se arkiva e Ministrisë së Drejtësisë që gjendet në podrumin e objektit është djegur.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Flamur Pirevën, këshilltar në MD, i cili tha se deri tash nuk ka informacion se një gjë e tillë ka ndodhur.

“Nuk ka të ndara arkiva prej ministrive tjera. Jodomosdo zjarri ka qenë te arkiva. Për momentin nuk kam informata” – tha Pireva.

Ndryshe, bëhet e ditur se sot deri në katin e 18-të janë mbyllur komplet toaletet e objektit.

Pamjet që një lexues i ka dërguar Insajderit.

Ndryshe, Policia e Kosovës mbrëmë bëri të ditur se nga zjarri nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në podrumin e një objekti, në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë, Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Publikime te ngjashme