“Çka ka çka s’ka?”, Haxhiu i reagon LVV-së: Ka nepotizëm, korrupsion dhe keqqeverisje

1 minute, 43 seconds Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ( PDK) Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes kësaj video ka promovuar sukseset e Qeverisë Kurti.

Në videon e postuar në faqen e saj zyrtare Lëvizja Vetëvendosje, tregon se “Çka ka çka s’ka këto 2 vite?”, duke pohuar se s’ka hajni e korrupsion.

Por Haxhiu ka thënë se në këtë Qeveri, ka politizim të institucioneve, nepotizëm, korrupsion dhe keqqeverisjes.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Çka ka , çka s’ka?

Ka politizim të institucioneve, nepotizëm, korrupsion dhe keqqeverisjes.

Nuk ka luftë kundër politizimit të institucioneve dhe nepotizmit.

Nuk ka luftë kundër korrupsionit, por ka keqqeverisje.

Ka gënjeshtra dhe mashtrime, nuk ka mbajtje të premtimeve.

LVV fitoi 50,24% me premtimet për luftë kundër politizimit të institucioneve publike, nepotizmit, korrupsionit e keqqeverisjes.

Në realitet përmes Qeverisë Kurti, LVV po legjtimon politizimin e institucioneve publike, nepotizmin dhe korrupsionin. Të gjitha këto dukuri po përpiqet t’i legjitimoj përmes Ligjit për Zyrtarët Publik.

LVV më nuk flet për nepotizëm dhe politizim të institucioneve, sepse ato tani po mbushen me familjarë e anëtarë të LVV-së, duke i quajtur ata “eksperta”, po që në fakt po dalin të jenë analfabetë funksional dhe të padijshëm.

LVV ka hequr dore edhe nga lufta kundër korrupsionit.

Kjo po dëshmohet përmes gjetjeve të auditorit ku ka evdientuar miliona euro keqperdorime (hajni), ndërsa Kurti nuk ka guxim t’i shkarkoi keqperdoruesit e parasë publike, por i mbron, i avancon dhe ua legjitimon korrupsionin.

Video e publikuar është e kësaj natyre, përpjekje për të legjitimuar keqperdorimet, nepotizmin, politizimin e institucioneve dhe korrupsionin.

Mesazhi i videos është: Ata keqpërdoren, edhe ne tani kemi të drejtë të keqpërdorim.

Përgjithësimi është përpjekje e legjitimit të dukurive negative në shoqëri.

Çka ka, çka s’ka po shihet në stagnimin e punës dhe zhvillimit të çdo sektori në Kosovë.

Publikime te ngjashme