Sandulloviq publikon fotografi me Walkerin teksa “godet” Hillin: “Duhet t’ju vijë turp…”

0 minutes, 51 seconds Read

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së në Kosovë, William Walker,për të cilin thotë se është miku i tij i madh dhe diplomat i shkëlqye.

Për këtë fotografi, Sandulloviq thotë se edhe u pyet nga BIA në Serbi kur ishte rrëmbyer në janar.

“Pse nuk iu përgjigjët pyetjes që William Walkerit kur ju bëri për atentatin tim, teksa unë luftoja për jetën time në burgun e Vuçiqit? Nuk keni guxuar të ndërhyni dhe komentoni për atentatin tim nga regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiqit? Pse nuk folët atëherë? A i justifikoni vrasjet politike në Serbi nga Aleksandar Vuçiqi ndaj kundërshtarëve të tij politikë?”

“Duhet t’ju vijë turp, zotëri Christopher Hill, për atë se sa larg keni arritur ta rrëzoni veten dhe Amerikën”, shkroi politikani serb, Nikolla Sandulloviq.

Publikime te ngjashme