Të paktën 40 persona të v*rarë nga një sulm i armatosur në Moskë

0 minutes, 56 seconds Read

Të paktën 40 persona janë vrarë e më shumë se 100 janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës në Rusi. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Federal për Siguri i Rusisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka quajtur si sulm të përgjakshëm terrorist.

Të paktën tre persona të armatosur dhe me uniforma të kamufluara janë parë duke shtënë me armë zjarri dhe kan hedhur bomba ndezëse e sipas disa raporteve tjera, të përfshirë kanë qenë pesë.

Sipas medieve, rreth 6200 persona kanë qenë brenda objektit, në bazë të numrit të biletave të shitura për koncertin që do të mbahej aty.

Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Krokus që ndodhet në veri të kryeqytetit rus. Ndërkohë, në disa pamje të publikuara, duket edhe zjarr e shtëllunga tymi duke dalë nga ky objekt.

Ka reaguar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski i cili Përmes këshilltarit Mykhailo Podolyak ka thënë se Ukraina nuk ka të bëjë asgjë me këtë ngjarje.

Publikime te ngjashme