“48 baza ushtarake në kufi” – Mustafi publikon video të ushtrisë serbe në Luginë

0 minutes, 43 seconds Read

Ragmi Mustafi, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka publikuar disa video nga kjo pjesë e banuar me shqiptarë në Serbi duke thënë se ka lëvizje të pazakonta të ushtrisë serbe.

Ai thotë se 48 baza ushtarake dhe xhandare serbe po operojnë përgjatë kufirit.

“E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkruan ai.

Skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës.

48 baza ushtarake dhe të “Xhandarmërisë” “forëard operating” përgjatë kufirit.

E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Publikime te ngjashme