Reperi i njohur, Stresi dhe banorja tjetër e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura kanë qenë të lidhur bashkë me pranga në sfidën e dhënë nga “Vëllai i Madh”.

Por, në një moment reperi ka humbur durimin me Xhulin duke hequr prangat, dhe shprehu se dëshiron të largohet nga shtëpia.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) filloi me përgatitjen e valixheve.

“Më ka ardhur dita, nuk rri më dot, nuk mund të duroj kaq kam patur mundësi të jao këtu”, u shpreh Stresi.

Më pas të gjithë banorët tentuan që reperi të ndryshojë mendje ndonëse ai insistonte që të largohej.

Reperi tjetër, Getinjo provoj që ta qetësonte duke i thënë se ai i duhet kësaj loje dhe duhet të përqendrohet që t’i shkoj deri në fund.

Megjithatë, pas diskutimeve me banorët Stresi ka reflektuar dhe vendosi të vazhdonte lojën dhe rrugëtimin në BBVK. /Telegrafi/