Tifozët i vunë flakën flamurit serb në Tiranë, “kallën” mediat në Serbi

1 minute, 0 seconds Read

Disa persona kanë djegur flamurin serb në Tiranë, të hënën mbrëma, teksa në stadiumin “Air Albania” u zhvillua ndeshja e fundit kualifikuese e Kombëtares së Shqipërisë kundër Ishujve Faroe (0:0).

JOQ Albania publikoi pamjet ku disa persona i vunë flakën flamurit serb, djegja e cilit u përcoll me brohoritje dhe ovacione nga të pranishmit.

Reagim të ashpër për këtë veprim pati në Serbi, gjegjësisht në mediat atje.

“Foto e turpshme nga kryeqyteti i Shqipërisë: Tifozët me buzëqeshje dhe britma gëzimi djegin flamurin serb” – thuhet në titullin e artikullit të Telegraf.rs.

Mediumi tjetër nacionalist në Beograd, “Kurir” e cilësoi skandal veprimin e personave të dogjën flamurin serb në Tiranë.

“Kërcënim i tmerrshëm nga tifozët shqiptarë! Një skandal epik trondit rajonin! Ata dogjën flamurin e Serbisë” – thuhet ndër tjerash në artikullin e mediumit në fjalë.

Janë po të njëjta gazeta që heshtin sa herë flamuri shqiptar digjej në stadiumet serbe nga huliganët ultranacionalist serb.

Ndryshe, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2024 që mbahet në Gjermani. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme