Connect with us

Kosovë

Hovenier në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut: Askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë

Publikuar

me

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier në 24 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë masakër.

Ambasada amerikane ka rishpërndarë një deklaratë që ambasadori Hovenier kishte dhënë vitin e kaluar në ceremoninë përkujtimore që ishte mbajtur në Reçak.

“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto qëllime pasqyrojnë vlerat e thella të Amerikës dhe Perëndimit. Ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”, kishte thënë Hovenier.

Në anën tjetër vetë ambasadori Hovenier në Twitter ka publikuar një thënie të Martin Luther King.

“Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri. Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/

Reklama