Zelensky reagon pas sulmit rus në Dnipro ku u vranë pesë persona dhe 60 pësuan lëndime

0 minutes, 39 seconds Read

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi mbi sulmin rus në një ndërtesë të lartë në Dnipro.

“Është një ndërtesë e zakonshme nëntë-katëshe, nga të cilat ka mjaft në qytete të ndryshme të Evropës Lindore dhe Qendrore. Të gjitha katet e kësaj ndërtese – nga i dyti në të nëntin – ranë nga shpërthimi i një rakete ruse”, tha ai gjatë fjalimit të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet dhe ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në kërkimin e njerëzve nën rrënoja gjatë gjithë natës. “Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, shtoi presidenti.

Gjatë sulmit të sotëm në qytetin Dnipro u vranë pesë persona derisa 60 u lënduan./Telegrafi

Publikime te ngjashme