Shteti nuk ka meshirë për protestuesit mbeshtetës të ish presidenitt Bolsanaro! Arreston 1.200 persona për sulmet në objektet qeveritare

1 minute, 51 seconds Read

Forcat braziliane të sigurisë kanë arrestuar 1.200 persona për hyrjen e dhunshme të mbështetësve të ish-presidentit Jair Bolsonaro në Kongresin brazilian, Gjykatën e Lartë dhe pallatin presidencial, raporton BBC, kurse CNN duke u thirrur në një sindikatë të gazetarëve profesionistë, ka raportuar se të paktën 12 gazetarë janë lënduar në ngjarjet e dhunshme në kryeqytetin e Brazilit.

Qindra demonstrues që po refuzojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe fitoren e rivalit të Bolsonaros, Inacio Lula Da Silva, kanë bërë “kamping” në shenjë proteste, kurse mbrëmë shkuan një hap tutje – u futën në objektet e autoriteteve federale duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, transmeton Telegrafi.

Njëri nga gjykatësit e Gjykatës së Lartë në Brazil, ka urdhëruar që “kampet” e tyre para Shtabit të Përgjithshëm dhe në vendet e tjera të shpërndahen, e më së shumti arrestime pati tek Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë braziliane.

Siç raporton CNN, mbështetësit e Bolsonaros janë parë duke paketuar gjësendet të cilat i fusnin në autobusë që ishin parkuar para Shtabit të Përgjithshëm. Demonstruesit kanë bërë “kamping” që nga dhjetori, kur edhe u publikuan rezultatet e zgjedhjeve.

Ministri i Drejtësisë, Flavio Dino, ka njoftuar mbrëmë se 40 autobusë janë konfiskuar pasi janë përdorur për transportimin e demonstruese nga pjesë të ndryshme të Brazilit në drejtim të Brasilias, e hetimet po tentojnë të konstatojnë se kush i financoi këto protesta, duke njoftuar përmes Telegramit se ka pasur transport pa pagesë me autobusë ku gjithçka ishte falas: nga uji, kafeja, mëngjesi e dreka.

Lula da Silva nga e majta fitoi në një garë të ngushtë ndaj rivalit Jair Bolsonaro, i cili shpërndau pretendimet se makineritë për votim janë manipuluar.

Administrata e Bolsonaros dorëzoi pushtetin tek administrata e re, por vet Bolsonaro pranoi humbjen dhe para Vitit të Ri, udhëtoi me aeroplan për në SHBA me sa duket me idenë që të shmang prezencën në inaugurimin e Da Silvas.

Mbështetësit e Bolsonaros nuk janë zmbrapsur dhe kërkonin ndërhyrjen ushtarake për shkak të “votave të vjedhura”. /Telegrafi

Publikime te ngjashme