Nisin reagimet nga Evropa për sulmin në Shtërpcë, Varhelyi: Dhuna nuk justifikohet

0 minutes, 44 seconds Read

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas sulmit mbi dy të rinj serbë.

Varhelyi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Jam i shokuar me sulmin në Shtërpcë sot. Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhunë. U uroj shërim të shpejtë. Besoj se do të ketë hetim të plotë nga autoritetet e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në plagosjen e dy të rinjve, i përfshirë del të jetë një pjesëtar i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Këtë e konfirmoi pak më parë ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj.

Publikime te ngjashme