Gjoshi: Qeveria Kurti e hapur ndaj krimit, e izoluar nga bota

0 minutes, 36 seconds Read

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka komentuar  aferën e vajit, ku  përfshihet ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT), Rozeta Hajdari. 

Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka numëruar disa afera të cilat është përshirë Qeveria e Kosovës.

Ai vlerësuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është e izoluar për botën, por e hapur ndaj krimit.

“Qeveria Zdravo e Albin Kurtit, e cila është e izoluar nga bota, po del se vetëm ndaj krimit qëndron e hapur.Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Vaji i Polonisë – janë dëshmi e kësaj hapje, që i kalon kufijtë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Publikime te ngjashme