Shpërthime të fuqishme në Sevastopol të Krimesë

1 minute, 1 second Read

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Sevastopol të Krimesë së aneksuar nga rusët.

Në këtë vend janë shpeshtuar sulmet me dronë kamikazë nga ukrainasit, të cilët janë zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të tyre që është pushtuar nga rusët, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, pamje amatore të publikuar nëpër rrjetet sociale shfaqin shpërthimet e fuqishme si dhe “topat e zjarrtë” që ngriteshin në qiell.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, por sulmet me dronët kamikazë janë bërë arma me fuqishme e ukrainasve në rajonet që tashmë i ka pushtuar Rusia.

Kievi po vazhdon të kërkojë armë të avancuara nga vendet perëndimore, e tashmë disa shtete i kanë dërguar Ukrainës tanket gjermane Leopard 2.

Shtetet e Bashkuara mbrëmë njoftuan se do të përshpejtojnë procesin e dërgimit të tankeve Abrams në Ukrainë, që do të ndryshonin rrjedhën e luftës në këtë vend./Telegrafi

Publikime te ngjashme