Profesori Robert Muharremi tregon arsyet se pse s’ka pasur nevojë për nënshkrim të marrëveshjës së djeshme!

2 minutes, 5 seconds Read

“Marrëveshja e arritur mbrëmë është ligjërisht dhe ndërkombtarisht e detyrueshme, edhe pse nuk është nënshkruar.” Kështu po deklaron profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare Robert Muharremi.

Ai përmes një shkrimi sa i përket marrëveshjes së arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja është kumtuar nga BE dhe si e tillë marrëveshjet juridike ndërkombëtare, nuk duhet të jenë të nënshkruara për të krijuar detyrimet juridike ndërkombëtare.

“Marrëveshja e arritur mbrëmë është ligjërisht dhe ndërkombtarisht e detyrueshme, edhe pse nuk është nënshkruar. Mjafton që BE e ka komtuar vullnetin e të dyja palëve se kanë arritur pajtim për përmbajtjen e tekstit të publikuar nga BE. Marrëveshjet jurudike ndërkombëtare nuk duhet të jenë të nënshkruara për të krijuar detyrimet juridike ndërkombëtare. Këtë do të duhej ta dinin jurustët e qeverisë,”- ka shkruar Muharremi.

Megjithëkëtë, kryeministri Kurti përmes një postimi në Tëitter ka thënë se pret nga “ BE-ja të gjejë mekanizëm për të bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

Kurti ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin për dialogun Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për “angazhimin e palëkundur”.

“Ne erdhëm në Ohër me qëllime të mira dhe treguam mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur. Po ashtu Maqedoninë e Veriut për mikëpritje shumë të ngrohtë,”- ka shkruar Kurti.

Ai bëri me dije se Serbia refuzoi ta nënshkruaj marrëveshjen.

“Tash kemi arritur marrëveshje për aneksin e implementimit të Marrëveshjes Bazë. Serbia – si në takimin e fundit në Bruksel – shmangu nënshkrimin e Marrëveshjes, e tash edhe të Aneksit. Mbetet te BE-ja të gjejë mekanizëm për të bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Publikime te ngjashme