Vulin me konspiracione: Në rrethin e Vuçiqit ka njerëz që punojnë për CIA-n, po planifikohet kidnapimi i Dodikut

0 minutes, 39 seconds Read

Ish shefi i shërbimit sekret serb “BIA”, Aleksandar Vulin, i cili është në listën e zezë të ShBA-së si i sanksionuar për korrupsion e trafikim të drogës, ka nisur të merret me konspiracione.

Nova raporton se Vulin kohë më parë ka pretenduar se në rrethin e njerëzve të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, ka që punojnë për CIA-n, shërbimin inteligjent të ShBA-së.

“Të mërkurën, dëgjuam se në rrethin e presidentit Aleksandar Vuçiq ka njerëz që punojnë për CIA-n dhe se ai e di këtë gjë” – shkruan tutje Nova.

Siç transmeton mediumi serb, një tjetër konspiracion i tij lidhet me planifikimin për kidnapimin e Millorad Dodikut, shef i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme