Por Borrell, ka thënë se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja janë të qarta.

Pika parë është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.

Pika e dytë kërkon që Policia e Kosovës t’i ndalë aktivitetet opercionale për rreth atyre komunave, kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet. Por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi të largojë elementet radikale.

Pika e tretë kërkohet që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.