Vuçiq tregon pse nuk nënshkroi marrëveshjen dje në Ohër

1 minute, 37 seconds Read

Në adresimin e tij të parë të dejatuar për media rreth takimi në Ohër për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiq tregoi edhe pse nuk ka nënshkruar marrëveshjen.

“Do të ketë gjëra më të vështira për ne në të ardhmen. Për ne është e rëndësishme që të mos varemi më nga vullneti i mirë i Prishtinës, që është një ndryshim pozitiv, por edhe se sa jemi të gatshëm të bëjmë disa gjëra kur flasim për rrugën evropiane. Pse nuk firmosa? Së pari, sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ajo që ata e quajnë Republika e Kosovës nuk është. Si President i Republikës, edhe deklaratat e mia janë të detyrueshme për vendin. Do ta keni të vështirë të tregoni se marrëveshja ekziston pa nënshkrim, por për çdo rast, pas çdo takimi, unë flas pa mëdyshje për vijat e kuqe të Serbisë. Dhe e thashë sot, që askush të mos mendojë se mund t’i imponohen Serbisë. Pikërisht për këtë nuk kemi nënshkruar marrëveshjen apo aneksin. Por Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin deri në vijat e kuqe”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën për media.

“Gjithmonë kam thënë se ne e pranojmë konceptin, do të punojmë në implementim, jemi të gatshëm të bëjmë më shumë se dikush nga Prishtina. Unë thjesht dua që njerëzit të dinë se ne kujdesemi, kur më dëgjojnë të përsëris disa gjëra, të dinë se kjo është për shkak se unë e di se çfarë po bëj. Tani vijmë te pjesa e rëndësishme, që janë personat e zhdukur.

Publikime te ngjashme