Syla vazhdon me ironi ndaj Kurtit dhe përkrahsve të VV-së: “Mirëmëngjesi o populli i Albinit, Glaukut dhe Zajednicës së vetëmenaxhuar”

0 minutes, 49 seconds Read

Analisti, Valon Syla, ka thënë se kryeministrit, Albin Kurti ka pranuar “Zajednicën” në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër më 18 mars.

Ai në Facebook ka pyetur nëse “po i besoni hala Albin Kurtit?”.

“Urime Zajednica. Tash mundonu me u vetmenaxhu pak e mos me u sakrifiku e vetësakrifiku për rrena të Albin Kurtit, më…” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Mirëmëngjesi o poplli i Albinit, Glaukut dhe Zajednicës së Vetëmenaxhuar’…

A po i besoni hala Albin Kurtit, po?

Hajt se këtë pytje e boj edhe mas 4 muajve. Se juve zhetoni në kry ju bjen shumë ma vonë.

Urime Zajednica. Tash mundonu me u vetmenaxhu pak e mos me u sakrifiku e vetësakrifiku për rrena të Albin Kurtit, më…

Zoti ju lashtë shnosh tash pas krejt kësaj e këtj budallaku.

P.S

‘Budallës mos i zhdryp as në teposhtëze’

Fjalë e urtë kosovare

Publikime te ngjashme