Dega e FES në Prishtinë përfundon hartimin e statutit për Asociacionin: Do të organizojmë prezantim publik

1 minute, 18 seconds Read

Dega në Prishtinë e Institutit gjerman Friedrisch Ebert Stiftung ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asoaciacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Zëdhënësi i FES në Prishtinë, Rene Schlee ka konfirmuar për Gazetën Express se puna për hartimin e draftit për Asociacionin ka përfunduar dhe se gjatë kësaj jave do të vendosin se kur do të mbahet një organizim publik për prezantimin e atij Drafti për Asociacionin.

“Ne kemi përfunduar hartimin e statutit. Ne do të mblidhemi këtë javë për të diskutuar se kur të organizojmë një prezantim publik në të cilin natyrisht jeni të ftuar përzemërsisht”, ka thënë Schlee.

Aktualisht presioni ndërkombëtar drejt Kosovës për themelimin e Asociacionit është shumë i madh. Ditë më parë ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin duhet të implementohet pa humbur kohë.

Rohde në një intervistë që i kishte dhënë Express vitin e kaluar kishte thënë se Kosova s’mund të thotë vetëm jo për Asociacionin por duhet edhe të vendos ndonjë propozim në tavolinë.

Kujtojmë se më herët në media ishte publikuar një draft/dokument për Asociacionin dhe ishte thënë se vinte nga zyra e FES në Beograd. Një gjë e tillë ishte demantuar dhe ishte sqaruar se drafti i publikuar ishte i FES-it në Kosovë ndërkohë ishte shtuar se FES në Prishtinë po punonte në hartimin e një drafti të ri.

Publikime te ngjashme