“Palestinezët s’kanë shtet sepse janë manipulu nga rusët”, “Mos fol palidhje”| Nxehet debati mes Sylës e Hysenit

1 minute, 18 seconds Read

Analisti Valon Syla e Zgjim Hyseni nga PSD kanë zhvilluar debat të nxehtë në “Pressing” në T7 teksa po diskutojnë për luftën Izrael-Hamas.

Analisti Syla beson se Hamasi e ka humbur të drejtën e arsyes pas sulmit mbi Izraelin.

“Manipulimi me fe, me xhihad-organizatë dhe me fe se këtu kur vjen puna në Kosovë e Shqipëri, kur vjen puna me i ndjekë hadithet e Iranit, kur çohen fanatikët-islamikë me i ndjekë ato menjëherë janë larg Iranit, pse tash përnjëherë me një grupacion të manipluluar nga Irani po këto grupe ekstreme bëhen bashkë”, tha Syla në Pressing.

“Palestinezët me Hamas sot e kanë humbur të drejtën me folë arsyshëm me sulmin që e kanë bo, pasi që i kanë vra njerëzit, që i kanë gjuajt raketet, i kanë dhunu në vendin e ngjarjes i kanë kidnapu fëmijët”m shtoi Syla.

Këtu u përfshi Zgjim Hyseni duke e pyetur Sylën “Pse ska mujt me u kriju qatje një shtet”?

Valon Syla: Se Hamasi e ka hesht zanin e arsyes…Gaza sot po thonë që nuk eziston, duket një hapësirë e gërmadhë. Po ju e keni mu lidhë me do marksista që ju kanë mbetë qatje, palestinezët se kanë kriju shtetin sepse janë të manipuluar nga rusët.

Zgjim Hyseni: Mos folë palidhje, Clintoni e ka negociu marrëveshjen?

Valon Syla: Ju spo kuptoni qa po ndodhë në botë. Nuk ka mo arsye, Hamasi e ka humb të drejtën e arsyes.

Publikime te ngjashme