Connect with us

Lajme

Sizmiologu: Si u paralajmërua tërmeti në Shqipëri, u shoqërua nga 63 pasgoditje

Publikuar

me

Sizmologu Edmon Dushi ka treguar se tërmeti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:37 me magintudë 4.7 Rihter ose 5.5 ballë, ka qenë i paraprirë nga një sërë para goditjesh që kanë filluar që në datën 12 dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme.

Sipas sizmiologut është pasuar me një magnitudë tjetër të moderuar 3.9 që është pasgoditja kryesore, pastaj ka vazhduar deri më tani me rreth 63 pasgoditje të tjera. Edmond Dushi shprehet në një intervistë për Klan News se ka tendencë që pasgoditjet mund të vazhdojnë dhe në ditët në vijim.

Edmond Dushi: Ky tërmet është paraprirë nga një sërë para goditjesh që kanë filluar që në datën 12 dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme, paradite ku kemi pasur një frenim ose ngadalësim të procesit, dhe më pas u pasua me këtë goditje. Menjëherë pas goditjes kryesore, që tashmë ne e quajmë goditje kryesore sepse nuk ka një goditje më të fortë mbi këtë magnitidë. Është pasuar me një magnitudë tjetër të moderuar 3.9 që është pasgoditja kryesore pastaj ka vazhduar deri më tani rreth 63 pasgoditje janë regjistruar. Natyrisht mund të ketë më shumë, por kaq është kapaciteti i monitorimit që mbulon rrjeti aktual.

A pritet që në vazhdim të ketë sërish pasgoditje, ndoshta më të lehta se ato që janë vënë re gjatë natës sipas jush?

Edmond Dushi: Tendenca kjo është, natyrisht numri pasgoditjeve është funksion i magnitudës, pra energjisë së akumuluar, goditja kryesore shpreh qartazi që është tërmet i moderuar, nuk është një tërmet i cili është problematik, por që natyrisht varet dhe nga kushtet tektonike apo lokale. Kjo pastaj favorizon zgjatjen në kohë të procesit, pra që mund të ndodhë në një kohë më të gjatë. Tendenca është që do zgjasë, mund të zgjasë disa ditë në mënyrë sporadike.

Dushi ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë njerëzit në rast se përballen me një tërmet dhe tregon se si duhet të veprojnë.

Edmond Dushi: Mesazhi nuk është që të mos dalin se është e natyrshme, por duhet të bëjnë kujdes në mënyrë të tillë që të evitojnë lëvizjet në mënyrë kaotike ose të eliminojnë elementet e riskut në një godinë apo në një strukturë, sidomos strukturat e larta, pallatet të cilat kanë ashensor, shkallë pa bordura. Këto janë elementë që mund të përbëjnë rrezik sepse nuk është goditja që ndodhi, ajo që ndodhi është disa sekonda dhe nëse i shpëton asaj mund të dalësh lehtësisht, problemi është nëse ka pasgoditje të forta të cilat mund të shkaktojnë probleme. Pra nëse struktura reziston ndaj një tërmeti, atëherë janë pasgoditjet që mund të shkaktojnë probleme të shtuara në këtë aspekt. Duhet të vetorganizohen dhe të ruajnë qetësinë.

Reklama