Kosova në hartë si pjesë e Serbisë, Drejtori i kompanisë spanjolle kërkon falje: S’kishte qëllime politike

Drejtuesi i Përgjithshëm i gjigandit spanjoll, “Meliá Hotels” Gabriel Escarrer Jaume ka kërkuar falje në lidhje me hartën që shfaqte Kosovën si pjesë të Serbisë në aktivitetin e organizuar dy ditë më parë nga Ministria e Turizmit. Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, CEO i kompanisë spanjolle shprehet […]

Kurti paralajmron serbet në Veri: “Kushdo që i cenon zgjedhjet, do të përballet me forcën e ligjit”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të zhvillohen në veri. Gjatë seancës së sotme plenare, Kurti tha se Qeveria të cilën ai e udhëheq, në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe kërkesave të tyre për zgjedhjet në veri. Kurti tha […]

Berisha thotë se në Hagë po gjykohet UÇK-ja! PDK nuk kërkon zhbërjen e Gjykatës por përshpejtimin e procesit gjyqësor

Të hënën e 3 prillit, në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Lidhur me gjykimin e tyre, për Gazeta Blic ka folur deputeti i PDK-së, Hisen Berisha. Ai thotë se në ekspozenë hyrëse u pa se pretendimet e Hagës shkojnë […]

Kina nisi ushtrinë drejt Tajvanit, lëviz luftanijet dhe avionët në brigjet e Tajvanit!

Kina nisi ushtrinë drejt Tajvanit, në tentativën e radhës të frikësimit. Të paktën një avion lufte dhe tre luftanije kanë lundruar në ujërat përreth ishullit në 24 orët e fundit, në të njëjtën ditë kur presidentja Tsai Ing-Wen takoi në Kaliforni, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy. Ministria e Mbrojtjes […]

Tensione në Lindjën e Mesme! Libani lëshon ​​dhjetëra raketa drejt Izraelit: “Netanyahu me urgjencë mbledh kabinetin e sigurisë”

Ushtria izraelite tha se një seri raketash u lëshuan nga Libani drejt Izraelit dhe se në rajonet në veri të vendit janë aktivizuar sirenat paralajmëruese. Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se një seri raketash janë lëshuar nga territoret e Libanit drejt Izraelit. Sipas Transmetuesit Publik Izraelit, mësohet se në veri të […]

KQZ certifikon listën finale për zgjedhjet në Veri, 1,345 votues më shumë sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021

Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar kryetar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill. Kjo listë përmban 45,095 emra të […]

Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Edi Rama me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se pas sulmit kibernetik të disa kohëve më […]

Ekspertë ndërkombëtarë thonë se Gjykata Speciale e ka të vështirë të shpallë fajtorë ish-krerët e UÇK-së

Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, thonë për Radion Evropa e Lirë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir. Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, thotë […]