Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike

1 minute, 26 seconds Read

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Edi Rama me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se pas sulmit kibernetik të disa kohëve më parë, mes vendeve që i erdhi në ndihmë Shqipërisë ishin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kështu që padyshim të parët që na u gjetën pranë ishin dhe Emiratet e Bashkuara së bashku me partnerë të tjerë, ku dua të vecoj SHBA. Por ndërkohë mardhënia jonë me Emiratet e Bashkuara ka kaluar në një nivel tjetër. Flitet për një bashkëpunim afatgjatë, që do të ndihmojnë sektorin e cyber security që të ngrihet në një nivel ekspertize për të përballur cdo lloj sulmi në të ardhmen.

Një nga elementet më të rëndësishme për mbrojtjen. Ne ndajmë informacion ditor për Emiratet e Bashkuara për sulmet gjatë ditës dhe ata bëjnë të njëjtën gjë me ne. Midis dy palëve do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi. Sot fillojmë një kapitull të ri bashkëpunimi të ri me Emiratet e Bashkuara. Shkëmbimi i informacionit, i njohurive, kapaciteti njerëzor që është një nga asetet më të rëndësishme dhe ngritja e sistemeve të cilat ne tashmë kemi bërë analizën, të gjithë strategjinë se cfarë do të na duhet për të ardhmen dhe të gjithë këto kërtkesa i kemi parashtruar tek partnerët tanë dhe specialistët e agjensisë.”, tha Balluku.

Publikime te ngjashme