‘Shuplakë’ ndaj gjuhës së urrejtjes: Efi dhe Kiara gjejnë gjuhën e përbashkët, lot dhe përqafime mes mikeshave

0 minutes, 51 seconds Read

Jo më kot thonë se komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënie. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe me Kiarën dhe Efin.

Ngarkesa, presionet, informacionet e tepërta duket se ndikuan që ato të mbajnë mbi vete inate që më në fund i sheshuan sot.

Si dy vajza të rritura, Kiara dhe Efi janë ulur dhe kanë folur me njëra-tjetrën duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Edhe pse mund ta kishin bërë më parë dhe të shmangnin çdo situatë të pakëndshme që krijuan është me rëndësi fakti që gjetën gjuhën e përbashkët.

Në një bisedë ku nuk kanë munguar lotët dhe përqafimet, Efi dhe Kiara i dhanë një shuplakë gjuhës së urrejtjes së përdorur ndaj të dyjave në mediat sociale këto ditë.

Reality-show e ka fuqinë që na mbërthen pas ekranit, por le ta marrim më lehtë e mos të përfshihemi kaq shumë. E aq më tepër mos të përhapim urrejtje.

Publikime te ngjashme