Tensione në Lindjën e Mesme! Libani lëshon ​​dhjetëra raketa drejt Izraelit: “Netanyahu me urgjencë mbledh kabinetin e sigurisë”

1 minute, 4 seconds Read

Ushtria izraelite tha se një seri raketash u lëshuan nga Libani drejt Izraelit dhe se në rajonet në veri të vendit janë aktivizuar sirenat paralajmëruese.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se një seri raketash janë lëshuar nga territoret e Libanit drejt Izraelit.

Sipas Transmetuesit Publik Izraelit, mësohet se në veri të Izraelit janë lëshuar 15 raketa.

Po ashtu theksohet se sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit janë vënë në veprim për të shkatërruar raketat e lëshuara.

Në anën tjetër, ushtria izraelite tha se si pasojë e sulmit, një izraelit është plagosur lehtë nga goditja e copëzave.

Ushtria izraelite tha po ashtu se sirenat paralajmëruese kanë rënë kundër sulmeve ajrore në rajonet veriore të vendit.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu merr rregullisht informacione për atë që po ndodh dhe do të mbajë një takim operacional me udhëheqjen e sistemit të sigurisë”, tha qeveria izraelite.

 

Publikime te ngjashme