Ish bashkëluftëtari i Sali Çekut u reagon ashpër LDK-istëve që e mbështetën marshin: Viktimat i përdornin për përfitime politike

1 minute, 41 seconds Read

Ish bashkëluftëtari i Komandant Sali Çekajt, Saim Tahiraj konsideron se “Marshi për Drejtësi” që u mbajt sot në Prishtinë, në fakt ishte Marsh kundër drejtësisë!

Në një postim në Facebook, Tahiraj ka shkruar se Këta që sot protestuan kundër drejtësiss dhe në mbështetje të krimit edhe njëhere e turpëruan Kosovën para bashkësis ndërkombëtare.

“Të protestosh kundër Gjykatēs Speciale në Hagē e cila po vendos drejtësin në vendin e duhur, e që vet e themeluam, do të thot të protestosh kundër lirisë dhe pavarsisë së shtetit tënd! Këta që sot protestuan kundër drejtësiss dhe në mbështetje të krimit edhe njëhere e turpëruan Kosovën para bashkësis ndërkombëtare. Ata dëshmuan edhe njëhere se nuk njofin ligje as drejtsi, porë vetëm anarki ku ligjin e bëjnë të fortit simbas orekseve të tyre”, ka potencuar Tahiraj.

Ai ka thënë se të gjitha vrasjet politike, mbi 100 sosh që ndodhën në Shqipëri dhe Kosovē, asnjëhere nuk u zbuluan, sepse nuk i lejuan bandat kriminale që pushtetin dhe organet e drejtësisë i kishin pushtuar plotësisht.

“Në vend që tē kishim protesta ku kërkohej zbulimi i vrasjeve politike për çdo vit, ne bëjmë të kundërtën protestojmë kundër drejtësisë dhe solidarizohemi me krimin. Kjo ndodhë vetem te ne shqiptarët fatkeqësisht. Qudia dhe turpi i madhë është që në mbështetje të krimit dolen edhe krerët e bashkësive kryesore fetare, ish kryetari i LDK-së Mustafa me disa sejmenë të tij dhe disa alamet intelektualë. Kur të gjithë këta janë në mbështetje të krimit dhe kundër drejtësisë, kur i harruan viktimat e krimit që shpesh i përdornin për përfitime politike, atëhere çfar shoqërie jemi ne? Mos vallë në gjen kemi krimin e jo drejtësinë?!….”, përfundoi Tahiraj.

Publikime te ngjashme