Pas heqjes së vetos ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, shpërblimi për Turqinë vjen në formën e avionëve të luftës. Qeveria amerikane aprovoi shitjen prej 23 milion dollarëshe të 40 avionëve të rinj F-16, një lëvizje e shtyrë prej kohësh për shkak të hezitimit të Ankarasë anëtare të NATO-s, për ti hapur derën Stokholmit. Ujdia […]
Ndërsa frika rritet midis zyrtarëve evropianë për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s, komandanti i forcave të armatosura të Lituanisë po qëndron i qetë. “Këtë vit, vitin e ardhshëm, mundësia ose probabiliteti i një lufte midis Rusisë dhe NATO-s është shumë i ulët, jashtëzakonisht i ulët”, tha gjenerali Valdemaras Rupšys për radion lituaneze “Žinių […]
Një lajm intersant vjen nga Ukraina, këngëtaret ukrainase Jerry Heil dhe alyona alyona do të përfaqësojn Ukraininën në Eurovision 2024. Kënga titullohet “Teresa & Maria” që i kushtohet dy grave më të famshme në botë: Nënë Terza dhe Maria, nëna e Krishtit. Vetë këngëtaret shpjeguan se kuptimi i këngës është se njerëzit e shenjtë kanë […]
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar të premten Izraelin që t’i marrë të gjitha masat për të parandaluar akte të gjenocidit në Gazë. Ajo nuk ka marrë vendim për të urdhëruar armëpushim në Gazë, por i ka kërkuar Izraelit që të frenojë vdekjet dhe dëmet. Gjykata ka thënë të premten se ka juridiksion për të […]
Fluturaket pa pilot të njohur si dronë, janë bërë pjesë integrale e ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë. Qindra sosh fluturojnë mbi pozicionet e ushtrisë ruse në lindje dhe jug të Ukrainës – madje fluturojnë 24/7. Megjithatë dronët shpesh mund të rrëzohen apo edhe të mos godasin direkt në objektivin e planifikuar. Shumica e këtyre […]
Një avion transporti ushtarak rus, i llojit “Ilyushin Il-76”, u rrëzua të mërkurën në rajonin Belgorod të Rusisë. Lajmin e bënë të ditur media pro-Kremlinit, duke cituar burime dhe video të postuara në mediat sociale. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 65 të burgosur lufte dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, bashkë me tre persona të […]
Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, ka thënë se “palestinezët kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë”. Reagimi i Sejourne, vjen pasi presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka diskutuar për formimin e një shteti palestinez. Netanyahu këtë mendim të parit […]
Senatori amerikan Bernie Sanders ka kritikuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për refuzimin e tij që të krijohet një shtet palestinez. “Pavarësisht veprimeve të paligjshme dhe çnjerëzore të qeverisë së Netanyahut, presidenti Biden deri më tani i ka ofruar mbështetje të pakushtëzuar Izraelit. Kjo duhet të ndryshojë. Presidenti Biden tani duhet t’i thotë me zë të […]
Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Joe Biden, të mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë e ku flet për agresionin rus në Ukrainë dhe shtron pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Amerika largohet dhe Putin mposht Zelenskyn. Stradner ka thënë se për një kohë të gjatë ka paralajmëruar […]
Presidenti amerikan, Joseph Biden, ka alarmuar se anulimi i mundshëm i ndihmës financiare për Ukrainën mund të shpije në fitore të shpejtë të Rusisë e madje edhe krizë të re në Ballkan. “Nëse ne ikim dhe Rusia është në gjendje ta vazhdojë sulmin dhe ta shembë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet […]