Juria e shpall fajtor, Donald Trump ish-Presidenti i parë që dënohet për krim

1 minute, 22 seconds Read

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për krime të enjten pasi një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Trumpi akuzohej se kishte falsifikuar të dhënat për të fshehur rimbursimet që ia kishte bërë avokatit të tij, Michael Cohen, i cili i ka paguar aktores së pornografisë, Stormy Daniels, 130 mijë dollarë në fushatën presidenciale të 2016-s, në këmbim që ajo të mos e paraqiste publikisht pretendimin se me Trumpin ka pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më herët.

Trumpi në vazhdimësi ishte deklaruar i pafajshëm dhe kishte mohuar veprën.

Trumpi me këtë rast u bë ish-presidenti i parë që dënohet për vepër penale.

Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës, derisa ka thënë se “vendimi është i turpshëm dhe gjyqi i montuar”.

Ekipi i avokatëve të tij u shprehën se Trumpi s’ka kryer asnjë krim dhe nuk janë vërtetuar pretendimet.

E djali i tij, Donald Trump Junior ka reaguar në rrjete sociale. Ai i ka quajtur “Gjepura” vendimet e jurisë.
Data e caktimit të dënimit është zgjedhur 11 korrik.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidenti demokrat Joe Biden, ka raportuar VOA.

Publikime te ngjashme